Debate mbi procesin e themelimit të Gjykatës së Posaçme

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Parlamenti i Kosovës debatoi sot me tone te ashpra lidhur me procesin e themelimit të Gjykatës së Posaçme që do të trajtojë pretendimet për përfshirje të pjesëtarëve të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krime lufte. Debati ishte pjesë e interpelancës së kryeministrit Isa Mustafa me kërkesën e lëvizjes Vetëvendosje e cila së bashku me partitë tjera opozitare ka paralajmëruar votimin kundër ngritjes se kësaj gjykate të cilën e vlerëson edhe si cenuese të sistemit të drejtësisë në Kosovë por edhe sovranitetit të saj. Por, zyrtarët qeveritarë thanë se kjo është një detyrim ndërkombëtarë dhe kundërshtimi i saj do të ketë pasoja të mëdha për Kosovën.

Your browser doesn’t support HTML5

Interpelande per Gjykaten e Posacme