Java e dhurimit të gjakut në Kosovë

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë po shënohet me veprimtari të ndryshme java e dhurimit të gjakut. Zyrtarët e qendrës për transfuzion të gjakut shprehen të kënaqur me numrin e dhuruesve dhe thonë se po punojnë që të arrijnë të mbulojnë tërësisht nevojat për rezerva gjaku përmes dhurimit të gjakut. Nga Prishtina njofton korrespondentja jonë, Edlira Bllaca.