Sulmohet banesa e kryetarit të komunës së Leposaviçit

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, policia bëri të ditur se një mjet shpërthyes është hedhur në shtëpinë e kryetarit të komunës së Leposaviçit, Dragan Jablanoviç, i cili kaloi pa pasoja në njerëz por me dëme materiale. Policia tha se po kryen hetime dhe ende nuk dihen hollësi për autorët apo motivet e mundshme të këtij sulmi. Dragan Jabllanoviç është babai ish ministrit për kthim dhe komunitete Aleksander Jabllanoviç, i cili u shkarkua në fillim të muajit shkurt pas protestave që nxiti një deklaratë e tij, ndërsa ditë më parë u shkarkua edhe nga posti i kryetarit të Listës Serbe pas përçarjeve brenda kësaj liste.

Your browser doesn’t support HTML5

Sulmohet banesa e kryetarit te komunes Leposavic