Kosovë: Miratohet në parim ligji për qendrën historike të Prizrenit

  • Leonat Shehu

Kosovë: Miratohet në parim ligji për qendrën historike të Prizrenit

Parlamenti i Kosovës miratoi sonte në parim projektligjin mbi qendrën historike të Prizrenit, një nga ligjet që nxiti debate të ashpra të shoqërisë civile por edhe të partive politike.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se ky ligj përveç mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të Kosovës, ndihmon edhe procesin e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur.

Kundërshtarët thanë se ky është një ligj politik që nxite ndarje etnike dhe fetare për shkak të rolit të Kishës ortodokse serbe.