Kosovë: Përgatitjet për zgjedhjet komunale

Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar një proces bashkërendimi me organet e drejtësisë dhe të rendit në funksion të krijimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për zgjedhjet komunale të tre nëntorit. Sfida kryesore vlerësohet situata në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe ku sivjet për herë të parë mbahen zgjedhjet për pushtetin komunal. Shqetësimet për sigurinë janë shtuar pas incidenteve të fundit në atë zonë, ku javën e kaluar në rrethana ende të paqarta humbi jetën një pjesëtar i Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.

Your browser doesn’t support HTML5

Përgatitjet për zgjedhjet komunale