Në Kosovë, përfaqësuesit e gazetarëve protestuan sot para zyrave të qeverisë, kundër kërcënimeve ndaj gazetarëve. Ata i bënë thirrje kryeministrit Isa Mustafa të kërkojë falje publike për kërcënimet ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, i cili thotë se është kërcënuar nga zoti Mustafa, pas publikimit të një lajmi se i vëllai i kryeministrit kishte kërkuar strehim në Gjermani vitin e kaluar.
Your browser doesn’t support HTML5
Kosovë, protestë kundër kërcënimeve ndaj gazetarëve