Kosovë, rënie të investimeve të huaja

  • Leonat Shehu

Kosovë, rënie të investimeve të huaja

Në Kosovë, për disa vjet me radhë është shënuar një rënie investimesh të huaja, në një periudhë kur shtimi i tyre vlerësohet thelbësorë për rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Ndërsa zyrtarë të Agjencisë për Nxitjen e Investimeve, fajësojnë krizën ekonomike botërore, ekspertët e ekonomisë thonë se faji është tek mjedisi i papërshtatshëm për investime, moszbatimi i ligjit, shkalla e lartë e korrupsionit dhe ekonomisë joformale.