Kosovë, seminar për gjuhën dhe letërsinë shqipe

Your browser doesn’t support HTML5

Në Prishtinë po zhvillon punimet seminari i 38-të ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, në të cilin po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm studiuesish të fushës së albanologjisë. Seminari i themeluar që në vitin 1974 tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë. Nga Prishtina njofton, korrespondentja jonë, Edlira Bllaca.