Kosovë, shqetësim nga gazetarët për mosndëshkim të penguesve

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë gjatë katër muajve të parë të këtij viti në Asociacionin e Gazetarëve janë paraqitur tetë raste të pengimit të punës së gazetarëve. Gazetarët që u hodhën në një protestë të enjten me rastin e ditës ndërkombëtare të lirisë së medias, u ankuan për mungesë të sigurisë duke bërë thirrje për ndëshkimin e atyre që shkelin të drejtat e tyre dhe duke kërkuar kushte më të mira pune.

Your browser doesn’t support HTML5

Dita e Lirisë së Shtypit në Kosovë