Panairi i universiteteve amerikane në Kosovë

Your browser doesn’t support HTML5

Përfaqësues nga trembëdhjetë universitete amerikane po prezantojnë të rinjtë e interesuar në Kosovë me mundësitë që ata ofrojnë për arsim të lartë në Shtetet e Bashkuara në kuadër të panairit të përvitshëm "Education USA" i cili po mbahet për herë të katërt në Prishtinë. Organizatorët thonë se ky panair po rritet nga viti në vit, bashkë me interesimin e universiteteve për t'u përfshirë në të dhe dëshirën e të rinjve për të studiuar në Amerikë. Nga Prishtina njofton korrespondentja jonë, Edlira Bllaca.