Kosovë: Pritet vendimi i Gjykatës për 40 të arrestuarit për terrorizëm

  • Leonat Shehu

Kosovo Arrests

Në Kosovë, pritet që Gjykata themelore në Prishtinë të vendosë për procedurat e mëtejshme ndaj 40 personave të arrestuar të hënën në operacionin më të gjerë deri tani të drejtuar kundër të dyshuarve për përfshirje në luftrat në Siri e Irak.

Prokurorët kanë kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të gjithë të arrestuarit në operacionin e së hënës, i cili pasoi shqetësimet në rritje për shtimin e numrit të qytetarëve të Kosovës që po u bashkohen militantëve në Siri e Irak.

Your browser doesn’t support HTML5

Kosovë: Pritet masa e sigurisë për të arrestuarit