Politizimi i institucioneve të pavarura në Kosovë

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë, autoritetet thonë se po bëjnë përpjekje përmes mekanizmave të ndryshëm të parandalojnë emërimin e personave me prapavijë politike nëpër institucionet e pavarura. Politizimi i këtyre institucioneve mbetet një nga fushat më të kritikuara nga organizatat jo qeveritare dhe faktori ndërkombëtar, të cilët thonë se politizimi i tyre ka dëmtuar funksionimin e tyre e madje kanë çuar shumë të tilla drejt falimentimit.