Zgjedhjet në Kosovë më 8 qershor

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, shpalli tetë qershorin datë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, një ditë pas shpërndarjes së Parlamentit
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, shpalli zyrtarisht mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 8 qershor.

Vendimi i saj pasoi këshillimet me partitë politike dhe me Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.

Your browser doesn’t support HTML5

Zgjedhjet 8 qershor


Presidentja Jahjaga tha se “zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të dëshmojnë gatishmërinë tonë për të garantuar votën e lirë të qytetarit të Kosovës. Këto zgjedhje duhet të vëzhgohen nga afër për të garantuar një proces të rregullt. Në ditët në vijim do të kërkoj edhe nga Bashkimi Evropian që të dërgoj një mision vëzhgues të përcjellë nga afër zhvillimet në procesin e zgjedhjeve të parakohshme në vend”.

Ajo bëri thirre për siç tha “një fushatë zgjedhore të dinjitetshme, dhe të gjithë qytetarëve të vendit, pa dallim, të marrin pjesë në mënyrë masive në zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit, për të siguruar një proces të drejtë, sepse këto zgjedhje shënojnë një test të rëndësishëm të zhvillimit të demokracisë së brendshme”.

Shpallja e zgjedhjeve u bë një ditë pas shpërndarjes së Parlamentit të Kosovës, një vendim që pasoi dështimin për të votuar themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, meqë pakicat kombëtare kushtëzuan votimin me zgjatjen e mandateve të rezervuara në Parlament, që nënkupton një përfaqësim më të gjerë të tyre edhe përtej votave të fituara.