Autoritetet në Serbi thanë se do ta përdorin për transportin e brendshëm trenin që të shtunën ishte nisur nga Beogradi drejt Mitrovicës, duke nxitur tensione të larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vendimi pasoi veprimet e Prishtinës për të ndaluar hyrjen në Kosovë të trenit që ishte dekoruar me flamuj serb dhe me mbishkrimin Kosova është Serbi në 20 gjuhë të ndryshme. Zhvillimet nxitën luftë fjalësh të ashpra ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës por edhe reagimin e diplomatëve që kërkuan shmangien e retorikës së ashpër në mes të dyja palëve.
Your browser doesn’t support HTML5
Serbi: Treni që nxiti tensione me Kosovën do të përdoret për transport të brendshëm