Kosovë, punonjësit e shëndetësisë kërkojnë trajtim më të mirë

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Në Prishtinë, grupe infermierësh protestuan para godinës së qeverisë duke kërkuar rritje të pagesës për turnin e natës dhe përmirësim të kushteve të punës. Sipas përfaqësuesve të sindikatave deri më tash rreth 800 punonjës të shëndetësisë janë prekur nga COVID-19. Kosova po përballet me situatën më të rëndë shëndetësore për shkak të përhapjes së lartë të infektimeve dhe rritje të rasteve të vdekjes nga koronavirusi.