Kosovë, zbulohet busti i senatorit Bob Dole

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Në Prishtinë u zbulua busti i ish senatorit amerikan, Bob Dole në shenjë nderimi për rolin e tij në sensibilizimin e politikës ndërkombëtare për Kosovën. Si sot 30 vjet më parë, Senatori Dole së bashku me disa ligjvënës të tjerë vizitoi Prishtinën, në një periudhë kur Kosova ishte nën sundimin e Beogradit. Autoritetet në Prishtinë thanë se vizita e tij luajti një rol me rëndësi për zhvillimet e ardhshme në Kosovë. Njofton korrespodenti ynë, Leonat Shehu.