Kremtimi i Pashkëve ortodokse në Kosovë

  • Leonat Shehu

Pashkët ortodokse po kremtohen edhe në Kosovë. Zyrtarët më të lartë vendas e ndërkombëtarë kanë përgëzuar besimtarët ortodoksë në Kosovë, që kryesisht i takojnë komunitetit serb, duke bërë thirrje për paqe, solidaritet e mirëkuptim dhe për orientim ndaj detyrave që kanë qytetarët ndaj shoqërisë dhe ndaj shtetit.