Krimi dhe infrastruktura policore në Shqipëri

Në Shqipëri po shtohen masat kundër kriminalitetit. Numri i arrestimeve është rritur ndjeshëm dhe kjo ka vështirësuar strehimin e këtyre personave. Forcat e rendit po kryjenë herë pas here shtimin dhe rregullimin e mjediseve të paraburgimit, por rindërtimet dalin shpejt jashtë funksionit, për shkak të mbipopullimit. Shqipëria është kritikuar shpesh vitet e fundit për kushtet e rënda në stacionet policore.

Shtimi i punës së policisë kundër kriminalitetit ka rritur mjaft numrin e personave të arrestuar dhe ka vështirësuar strehimin e tyre në mjediset e paraburgimit. Për këto vështirësi Instituti Europian i Tiranës sapo ka publikuar një studim mbi gjendjen e reparteve policore të paraburgimit në të gjithë vendin. Në qendër të studimit është respektimi i të drejtave të njeriut në këto mjedise. Forcat e rendit po bëjnë të pamundurën që të përmirësojnë mjediset për trajtimin dinjitoz të të arrestuarve, thotë Sonila Pema Instituti Europian i Tiranës.

Your browser doesn’t support HTML5

Krimi dhe infrastruktura policore në Shqipëri

Brenda një kohe të shkurtër janë rindërtuar stacione të paraburgimit në Fier, Gjirokastër, Kukës, Korçë, Kavajë, Durrës dhe Tiranë. Por, drejtuesit e policisë pohjnë se rindërtimet e objekteve dalin shumë shpejt jashtë përdorimit për shkak të mbipopullimit të qelive me të arrestuar.

Përfaqësues të policisë shprehin angazhimin e tyre për zbatimin e Konventës kundër torturës dhe trajtimeve çrrenjëzore. Trajtimi i të arrestuarve është përmirësuar mjaft, por sipas tyre, rritja e numrit të personave të arrestuar, prej shtimit të punës policore duhet të shoqërohet edhe me masat për strehimin e tyre, thotë Gjovalin Loka drejtori i rendit publik në drejtorinë e përgjithshme të policisë

Forcat e rendit po shtojnë luftën ndaj kriminalitetit, por ndërkaq duhet të zbatojnë edhe manuali i rregullave standarte për trajtimin e personave të arrestuar. Investime jo të vogla janë bërë për këtë qëllim në më shumë se gjysmën e stacioneve policore të vendit. Investimi më i fundit në infrastrukturën policore ishte nxjerrja jashtë përdorimit të mjediseve të paraburgimit në stacionet policore, Librazhd, Pogradec, Sarandë, Delvinë, Tropojë, Has dhe Skrapar, shembja e një pjesë të këtyre objekteve dhe rindërtimi i tyre nga e para.