Lavrov bën thirrje të mos vihen sanksione të tjera ndaj Iranit

  • Zëri Amerikës

Lavrov bën thirrje të mos vihen sanksione të tjera ndaj Iranit

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka bërë thirrje kundër shtimit të sanksioneve ndaj Iranit, për shkak të programit të tij bërthamor.

Duke folur në Konferencë e përvitshme të sigurisë sot në Mynih, zoti Lavrov tha se sanksionet e reja do të dëmtonin ekonominë iraniane. Ai bëri të ditur se ato do të tejkalonin masat që Gjermania dhe pesëshja e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ranë dakord të ndërmerrnin ndaj Iranit, rreth programit të tij bërthamor.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka marrë ndaj Iranit me katër radhë sanksionesh, për shkak të refuzimit të tij për të ndërprerë pasurimin e uraniumit.

Vendet perëndimore dyshojnë se Irani po përpiqet të zhvillojë teknologji bërthamore për të prodhuar armë atomike. Irani thotë se programi i tij është për qëllime paqësore.

Fuqitë perëndimore kanë thënë javëve të fundit se sanksionet po i shkaktojnë dëme ekonomisë iraniane. Irani mohon që ndikimi është i rëndë.