Të paktën 19 ushtarë u vranë në luftën kundër militantëve islamikë në Libinë lindore.
Agjencia franceze e lajmeve tha se ushtarët u vranë gjatë përleshjeve të armatosura në Sirte.
Ndërkohë, zjarri i raketave goditi një depo nafte në Es Sider. Njoftohet se nga gidtja u shkaktuan zjarre, megjithëse zyrtarët thanë se dëmi ishte i kufizuar.
Qeveria e Libisë e njohur nga komuniteti ndërkombëtar operon nga pjesa lindore e vendit, pasi grupi kryengritës Agimi Libian pushtoi kryeqytetin Tripoli në muajin gusht.
OKB-ja njoftoi këtë javë se luftimet në Libi kanë shkaktuar qindra civilë të vrarë që nga muaji gusht dhe se grupet e armatosura në këtë vend të Afrikës Veriore mund të jenë përgjegjëse për krime lufte.