Romë, takim për paqen në Libi

Fuqitë botërore mbajtën sot një takim me përfaqësues të dy fraksioneve rivale të Libisë, me premtimin për të mbështetur një plan të propozuar nga Kombet e Bashkuara, i cili do t’i hapte rrugën krijimit të një qeverie uniteti.

Përfaqësues të 17 vendeve, plus Kombet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Bashkimi Afrikan dhe Lidhja Arabe u takuan në Romë, për të diskutuar marrëveshjen.

Bisedimet sot u kryesuan nga Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe Ministri i Jashtëm italian Paolo Gentiloni.

Pritet që palët rivale të Libisë ta nënshkruajnë marrëveshjen të mërkurën në Marok.