Lidhja Arabe në bisedime me presidentin sirian Assad

  • Zëri Amerikës

Lidhja Arabe në bisedime me presidentin sirian Assad

Në Siri, sot po mbahet një takim i Komitetit të Lidhjes Arabe me presidentin Bashar al-Asad, ku po diskutohet mbi mundësinë e fillimit të dialogut mes qeverisë siriane dhe udhëheqësve të opozitës.

Ky takim në Damask zhvillohet rreth një javë e gjysëm pasi Lidhja Arabe prej 22 vendesh mbajti një takim urgjent në Kajro mbi gjendjen në Siri, ku u morr vendimi për fillimin e bisedimeve mes zotit Asad dhe Këshillit Kombëtat sirian të opozitës të krijuar kohët e fundit.

Presidenti sirian al-Assad është dënuar nga komuniteti ndpërkombëtar për shtypjen ndaj protestuesve.

Kombet e Bashkuara thonë se numri i të vrarëve në protestat 7 muajshe ka arritur në 3 mijë vetë. Në Siri, sot janë vrarë të paktën 11 persona, në prag të takimit të delegacionit të Lidhjes Arabe.