Ministri shqiptar i mbrojtjes viziton Shkupin

  • Isak Ramadani

Ministri shqiptar i mbrojtjes viziton Shkupin

Ministri shqiptar i Mbrojtjes Arben Imami qëndroi sot për vizitë në Maqedoni ku u prit nga homologu i tij Fatmir Besimi dhe nga zëvendës-kryeministri Musa Xhaferi. Ministri Imami mori pjesë edhe në mbledhjen e komisionit parlamentar për çështjet e mbrojtjes dhe të sigurisë. Maqedonia po përpiqet të bëjë lobim përmes vendeve mike që në takimin e nivelit të lartë të Natos i cili do të mbahet në Çikago, t’i mundësohet ftesa për antarësim në Aleancë. Ministri Imami theksoi dëshirën e Shqipërisë për integrimin e vendit fqinj.