Maqedoni, thirrje për zbatimin e reformave

  • Isak Ramadani

Your browser doesn’t support HTML5

Kriza politike në Maqedoni po vazhdon megjithë përpjekjet ndërkombëtare për realizimin e reformave që dalin nga Marrëveshja mes katër partive kryesore.Ambasadorët e vendeve perëndimore në vend i kërkuan sot partisë VMRO-DPMNE që të mos i zvarrisë reformat e nevojshme për dalje nga kriza, sepse të gjitha qeveritë kanë përgjegjësi gjatë krizave politike. Ambasadorët perëndimorë bënë të ditur se ia kanë përcjellë shqetësimet kryeministrit Nikolla Gruevski për shkak të mos-respektimit të afatit për zgjedhjen e ministrave të rinjë deri më 20 tetor.

Your browser doesn’t support HTML5

Pasojat e krizës politike në Maqedoni