Maqedonia, projekt rruge drejt Shqipërisë

  • Isak Ramadani
Qeveria e Maqedonisë thotë se ka projekte për zhvillimin infrastrukturor që parashikojnë ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhës me Shqipërinë.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore, një organizatë e cila mbledh rreth vetes kryesisht kompani shqiptare, po bën projekte për ndërtimin e një rruge në Mavrovë për t’u lidhur me Rrugën e Arbërit, që do ta shkurtonte rrugën Shkup - Tiranë për rreth një orë. Ndërkohë, qeveria e Maqedonisë bën të ditur se në programin e saj ka projekte për zhvillimin infrastrukturor në Maqedoninë perëndimore, që parashikojnë ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhës për t’u lidhur me Shqipërinë.http://www.youtube.com/embed/3hR7ZOsWVBQ