Mal i Zi, film në kujtim të kryengritjes së Malësisë

  • Ali Salaj

Your browser doesn’t support HTML5

Përvjetori i Kryengritjes së Malësisë në Malin e Zi, u përkujtua me një film të metrazhit të shkurtër, i cili paraqet ngjarjet dhe personazhet historike të vitit 1911 të udhëhequr nga heroi kombëtar Dedë Gjo Luli. Në kuadër të kësaj date historike, shqiptarët e Malësisë dhe të rajoneve të tjera në Mal të Zi, e përkujtojnë me manifestime të ndryshme këtë ngjarje të rëndësishme historike që i parapriu ngjarjeve të mëdha në Shqipëri. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën.