Mal i Zi, fluturimi i lirë me vela në natyrë

  • Ali Salaj

Your browser doesn’t support HTML5

Sporti ekstrem i fluturimit të lirë me vela i njohur ndryshe si Paraglajding, është shfaqur rishtazi në Mal të Zi, por që po shënon popullaritet gjithnjë e më të madh mes të rinjve. Ky sport është i përhapur edhe në zonat ku jeton komuniteti shqiptar në Mal të Zi, e sidomos në mjediset e bukura natyrore të Malësisë ku u zhvilluan garat e para në këtë sport duke nxitur dhe zhvilluar edhe turizmin në Komunën e re të Tuzit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën.