Mal i Zi përgatitet për pritjen e refugjatëve nga Siria

  • Ali Salaj

Qeveria e Malit të Zi, këto ditë, vendosi që të bëjë përgatitjet operative për pritjen e mundshme të refugjatëve nga Siria në rast të mbylljes së kufijve nga ana e shteteve të BE-së. Në këtë kuadër Mali i Zi do t'i bashkërendojë veprimet me shtetet e rajonit dhe me kërkesat e BE-së.

Mali i Zi kishte nisur prej kohësh përgatitjen e dy ambjenteve për vendosjen e refugjatëve. Njëra gjendet pranë kufirit me Shqipërinë, tek pika kufitare e Hanit të Hotit, 20 km larg Podgoricës dhe tjetra në Zogaj të Ulqinit, në objektet e braktisura të ish-ushtrisë jugosllave.

Your browser doesn’t support HTML5

Mali i Zi përgatitet për pritjen e refugjatëve nga Siria