Mal i Zi, udhëheqësi opozitar merr mandatin për kryeministër

  • Ali Salaj

Your browser doesn’t support HTML5

Në Mal të Zi është mandatuar lideri i opozitës, Zdravko Krivokapiq për krijimin e qeverisë së re. Deri më 8 nëntor pritet propozimi dhe përbërja e re qeveritare.

Përveç tre koalicioneve opozitare, të cilat i fituan zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, në përbërjen e qeverisë së re janë ftuar të marrin pjesë edhe partitë e pakicave në Mal të Zi.