Maqedoni, Bashkësia Fetare Islame e shqetësuar rreth vehabizmit

  • Isak Ramadani

Maqedoni, Bashkësia Fetare Islame e shqetësuar rreth vehabizmit

Bashkësia fetare Islame në Maqedoni shprehet e shqetësuar për shkak të veprimtarisë vehabiste në vend. Nëpër xhamitë e Maqedonisë është kultivuar islami tradicional – i moderuar, deri para disa vitesh, ndërkohë që sipas zyrtarëve të Bashkësisë islame, disa xhami tash nuk janë më nën kontroll të saj. Hoxha i xhamisë Isa beg në Shkup po bën një peticion duke mbledhur nënshkrime nga besimtarët për shkarkimin nga posti të kryetarit të Bashkësisë Islame ndërkohë që nga ana tjetër kuvendi i Bashkësisë Islame i dha sot mbështetje këtij të fundit.