Maqedoni: Fushata parazgjedhore hyn në javën e fundit

  • Isak Ramadani

Maqedoni: Fushata parazgjedhore hyn në javën e fundit

Në Maqedoni, fushata parazgjedhore ka hyrë në javën e fundit, të dielën më pesë qershor atje mbahen zgjedhjet e parakohëshme parlamentare. Partitë shqiptare kryesisht premtojnë se do të bëjnë që buxheti i shtetit të ndahet në mënyrë proporcionale dhe të investohet e ndërtohet në rajonet e banuara me shqiptarë.