Maqedoni: Partitë përgatiten për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare

  • Isak Ramadani
    Shkup

Maqedoni: Partitë përgatiten për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare

Në Maqedoni, partitë politike po bëhen gati për zgjedhje të parakohshme parlamentare për t’i dhënë fund krizës politike në vend.

Partitë e vogla shqiptare dëshirojnë të hyjnë në koalicion me partitë e mëdha, por në këtë fazë ende nuk ka diçka konkrete. Në këto zgjedhje, që pritet të mbahen më pesë qershor, do të votojnë për herë të parë edhe shtetasit e Maqedonisë në diasporë, prej nga do të zgjidhen tre deputetë.