Maqedoni: Arrestohet Sllobodan Bogoevski

Sllobodan Bogoevski

Policia maqedonase ka arrestuar ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sllobodan Bogoevski nën dyshime për larje parashë. Ish-drejtori, dy avokatë, dy drejtues firmash dhe një shtetas slloven akuzohen për malverzime rreth një parcele ndërtimi, në vitin 2000. Zoti Bogoevski, në këtë rast si person fizik, ngarkohet për ndërmjetësimin e jashtligjshëm me një kompani qipriote dhe për përfitimin e paligjshëm të një shume të madhe parashë. Autoritetet policore maqedonase thonë se kanë arrestuar katër dhe se janë në kërkim të dy prej të akuzuarve të tjerë.