Maqedoni: Vazhdon dialogu politik, por nuk arrihen zgjidhje

  • Isak Ramadani

Maqedoni: Vazhdon dialogu politik, por nuk arrihen zgjidhje

Partitë politike në Maqedoni po vazhdojnë dialogun politik, megjithëse ende nuk po mund të gjejnë një zgjidhje për problemet e krijuara javët e fundit. Opozita ka vendosur kushte për kthimin e saj në punimet e Parlamentit, të cilin po e bojkoton që prej dhjetë ditësh. Në një takim të drejtuesve të partive parlamentare që përfundoi mbrëmë, nuk pati ndonjë marrëveshje.

Nga Shkupi njofton korrespondenti ynë, Isak Ramadani.