Shkodër, ekspozita "Marubi feston origjinalen"

  • Pëllumb Sulo

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër është hapur ekzpozita "Marubi celebrates the Original" - Marubi Feston Origjinalen, me disa dhjetra foto të realizuara gjatë viteve nga studioja Marubi dhe të ruajtura në familjet shkodrane. Muzeu ka në arkivën e tij më shumë se 500 mijë negativë, por, sipas specialistëve, sot është e vështirë të gjenden fotot origjinale. Kuratori i ekzpozitës, gjermani Rudolf Schafer, i cili thotë se mbetet ende pa përgjigje pyetja nëse fotot e sotme dixhitale, të realizuara me telefonë inteligjentë, do të arrijnë të ruhen ashtu si fotot e Marubëve.

Your browser doesn’t support HTML5

Ekspozita Marubi në Shkodër