Matthew Palmer rithekson mbështetjen amerikane për Maqedoninë e Veriut

  • Isak Ramadani

Your browser doesn’t support HTML5

I dërguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer ritheksoi sot mbështetjen amerikane për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Ai tha se marrëveshja e Prespës paraqet thelbin për paqen, qëndrueshmërinë dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit. Zoti Palmer u takua në Shkup me ambasadorët amerikanë nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar rreth zhvillimeve në këtë rajon. Nga Shkupi njofton korrespondenti Isak Ramadani.