May: Britania e përkushtuar ndaj sigurisë së Evropës

Theresay May visits UK troops in Tapa, Estonia

Kryeministrja britanike Theresa May mbajti një fjalim sot përpara trupave të NATO-s gjatë një vizite në një bazë ushatarake në Tapa, së bashku me udhëheqësit e Francës dhe të Estonisë.

"Ndërsa largohemi nga Bashkimi Europian, nuk po e lëshojmë Evropën, siç dhe kam thënë shumë herë të tjera. Mbretëria e Bashkuar është e angazhuar pa kushte për të ruajtur sigurinë e Evropës", tha ajo.

Në një deklaratë të lëshuar dje nga zyra e saj e shtypit, kryeministrja May këmbënguli në angazhimin e pakushtëzuar të Britanisë ndaj mbrojtjes dhe sigurisë së Evropës, pavarësisht nga planet për të lënë Bashkimin Evropian deri në 29 marsin e 2019-s.

Ndërkohë liderët evropianë u mblodhën në samitin dixhital që zhvillohet në kryeqytetin estonez në Tallinn. Samiti hedh një vështrim mbi rolin e Bashkimit Evropian në epokën dixhitale dhe se si mund të ndihmojë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen ekonomike.