Mbrojtja e viktimave të përdhunimeve nga stigmatizimi

Your browser doesn’t support HTML5

Viktimat e perdhunimeve

Në Kosovë, presidentja Atifete Jahjaga tha se autoritetet duhet të bëjnë gjithë çfarë është e mundur që të mos lejohet stigmatizimi i mëtejmë i viktimave të përdhunimeve gjatë luftës. Gjatë diskutimeve në Këshillin Kombëtar për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, ajo tha se Kosova është pjesë e hartimit të dokumenteve ndërkombëtare që synojnë mbledhjen e dëshmive dhe nxjerrjen para drejtësisë të kryesve të përdhunimeve. Pesëmbëdhjetë vjet pas luftës ende nuk dihet numri i saktë i grave dhe vajzave që ishin viktimë e këtyre krimeve, dhe sipas autoriteteve, frika nga stigmatizimi mund të bëjë që ky numër të mos merret vesh asnjëherë. Nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Leonat Shehu.

Your browser doesn’t support HTML5

Viktimat e perdhunimeve