Media e huaj lejohet të shohë raketën që do të nisë Koreja e Veriut

  • Zëri Amerikës

Zyrtarët e hapësirës të Koresë së Veriut ndërmorën një hap të rrallë dje duke lejuar gazetarët e huaj që të shihnin një raketë, që pavarësisht kundërshtimeve të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, po përgatitet që të niset këtë javë.

Pamjet e raketës publikohen ndërsa fotot e shërbimeve sekrete të Koresë së Jugut, të cilat janë marrë edhe nga Zëri i Amerikës, tregojnë përgatitjet për një provë të tretë bërthamore të Koresë së Veriut.

Gazetarët thonë se të treja pjesët e raketës Unha 3 ishin në platformën e nisjes në fabrikën e re të hapësirës Tongchang në provincën e Pyonganit verior në brigjet perëndimore. Gazetarët paraqitën gjithashtu edhe një sallë komandimi ku teknikë të veshur me të bardha punonin në kompiuterat e terminaleve.

Pheniani thotë se raketa, e cila do të niset mes datave 12 dhe 16 prill do të ketë në bordin e saj vetëm një satelitë për motin, por Shtet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut thonë se kjo ngjarje është një test për raketat balistike.

Zëri i Amerikës menjëherë ka marrë fotot nga Koreja e Jugut, ku tregohen përpjekjet e Koresë së Veriut për një test të tretë me armë bërthamore.

Një dokument sekret që shoqëron fotot, i cili u ndalua fillimisht të dielën nga agjencia e lajmeve Yonhap, thotë se pamjet tregojnë punonjës që gërmojnë në një tunel të ri në fabrikën bërthamore të Pungeyerit në verilindje të vendit. Koreja e Veriut ka kryer dy teste bërthamore në tunelet e kësaj zone - një në tetor të vitit 2006 dhe në maj të vitit 2009.

Njoftimet bëjnë të ditur se punimet për tunelin duket se janë në fazën përfundimtare të tyre.