Presidenti rus tha se zyrtarët nuk duhet të komentojnë rreth çështjeve gjyqësore që nuk kanë përfunduar ende.
Agjencia franceze e lajmeve njoftoi sot se Presidenti Dmitri Medvedev tha se asnjë zyrtar shtetror nuk ka të drejtë të prononcohet rreth një çështjeje të tillë para se të jepet vendimi i gjykatës.
Këto komente zoti Medvedev i bëri një javë pasi kryeministri rus, Vladimir Putin tha se manjati i naftës, Mihail Kordorkovski duhet të jetë në burg.
Zoti Putin e krahasoi Kordorkovskin me financiarin e burgosur amerikan Bernard Madoff gjatë një programi televiziv pyetje-përgjigje.
Kryeministri Putin tha gjatë këtij programi televiziv se Kordorkovski, në të kaluarën njeriu më i pasur i Rusisë, duhet të dënohet.
Kordorkovski, i cili tashmë po vuan një dënim me burg prej 8 vjetësh për shmangje taksash, po pret vendimin e gjykatës nga gjyqi i tij i dytë nën akuzat për vjedhje.