Ndihmës administratori i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për zhvillim ndërkombëtar për Evropë dhe Euroazi, Thomas Melia tha se gjyqësori në Kosovë akoma nuk shihet si i pavarur apo i lirë nga ndikimi politik. Ai i bëri këto komente gjatë fillimit të programit të ri për fuqizimin e sektorit të drejtësisë në Kosovë. Përfaqësues vendas e ndërkombëtarë në Kosovë thanë se forcimi i sundimit të ligjit është çelësi kryesor për të arritur sukses Kosova.
Your browser doesn’t support HTML5
USAID për gjyqësorin në Kosovë