Merren peng të paktën 20 persona në një traget të Stambollit

  • Zëri Amerikës

Merren peng të paktën 20 persona në një traget të Stambollit

Një rrëmbyes i cili ka deklaruar se ka një bombë, ka marrë peng të paktën 20 persona në një traget në qytetin e Stambollit.

Media turke njofton se trageti Kartepa po udhëtonte përgjatë Izmit, ku rrëmbyesi i tragetit mori kontrollin e tij.

Kryetari i bashkisë së Izmit, i tha rrjetit lokal NTV se ishte vetëm një njeri i përfshirë në këtë ngjarje. Njoftimet e mëparshme bën të ditur se në traget ishin 5 rrëmbyes.

Informacionet rreth incidentit janë duke vazhduar. Mediat turke njoftuan se 23 njerëz ishin në bordin e anijes.