Një meteor kalon në qiellin amerikan

Një kamera sigurie në Seaford të Delauerit ka regjistruar pamje, siç duken, të një meteori që ka kaluar gjatë natës në qiellin amerikan.
Pasi e studjoi videon, NASA tha se drita që u pa në qiellin e brigjeve lindore të Shteteve të Bashkuara duket se ishte një meteor i vetëm. Drita në qiell u pa që nga jugu, në Florida e deri në veri, në rajonin e Nju Ingland-it. Ata që e panë ndriçmin e meteorit në qiell thanë se ai i ngjante një avioni që përgatitej të ulej në aeroport, të tjerë thanë se ai dukej si një lëmsh i zjarrtë në formë sferike.