Mikrosoft do të fillojë sisteme të reja operuese për telefonat celularë

  • Zëri Amerikës

Mikrosoft do të fillojë sisteme të reja operuese për telefonat celularë

Kompania Mikrosoft e di se telefonat celularë janë në qendër të zhvillimit tani, dhe ka vendosur të marrë pjesë në këtë treg. Pas disa vitesh rënieje në shitjet e telefonave me softuerin Uindous Mobile të Mikrosoftit, kompania po fillon një rrugë të re me sisteme krejtësisht të reja operuese për telefonat.

Celularët e rinj do të konkurojnë me telefonin shumë popullor iPhone të kompanisë Apple dhe me telefonat që punojnë me sistemin operues Android të kompanisë Google Inc. Telefoni i parë me Windows Phone 7 do të jetë Samsung Fokus i cili do të dalë në dyqanet e AT&T në Shtetet e Bashkuara me 8 nëntor dhe do të shitet për 200 dollarë me një kontratë dy-vjeçare. Pas tij do të jenë dy telefona të tjerë për AT&T, të prodhuar ngna LG Electrionics Inc. Dhe HTC Corp., si dhe një tjetër për kompaninë celulate T-Mobile të prodhuar po nga HTC.