Mijëra studentë protestues bllokuan qendrën e Romës

  • Zëri Amerikës

Mijëra studentë protestues bllokuan qendrën e Romës

Mijëra studentë që protestonin bllokuan qendrën e Romës sot si pjesë e një demonstrate mbarë-kombëtare kundër shkurtimeve të propozuara të buxhetit për sistemin universitar.

Rreth 50 mijë studentë u ndaluan nga një mur mikrobuzësh policie dhe rreshta forcash speciale që të mos afroheshin tek parlamenti i vendit ku ligjvënësit po votonin mbi projektligjin e debatueshëm të reformës për universitetet.

Sindikata e Studentëve Italianë thotë se qindra mijëra studentë në të gjithë vendin protestuan kundër projektligjit.
Protestuesit bllokuan trafikun në qendër të Romës, në Milano, Torino, Napoli, Venecia, Palermo dhe Bari.