Minatorët e Trepçës për të dytën ditë në minierë

  • Leonat Shehu

Your browser doesn’t support HTML5

Minatorët refuzojnë të dalin nga Trepça

Për të dytën ditë me radhë, qindra minatorë të kompleksit të minierave Trepça po refuzojnë të dalin nga minierat duke kërkuar miratimin e një ligji të veçantë për këtë kompleks që do ta bënte atë pronë të qeverisë. Aktualisht Trepça administrohet nga Agjencia e Privatizimit, ndërsa qeveria tha se veprimet e saj ndaj këtij kompleksi kanë për qëllim shmangien e falimentimit. Minatorët druajnë se vendimi për të hequr dorë nga shndërrimi i Trepçës në ndërmarrje publike mund të jetë kushtëzuar nga trysnia e Beogradit.

Your browser doesn’t support HTML5

Minatorët refuzojnë të dalin nga Trepça