Ministrat e BE pa marrëveshje mbi standartet për uzinat bërthamore

  • Zëri Amerikës

Ministrat e BE pa marrëveshje mbi standartet për uzinat bërthamore

Ministrat e energjisë të Bashkimit Evropian nuk arritën dot marrëveshje rreth standardeve të reja për testimin e uzinave bërthamore të këtij blloku.

Ata u mblodhën sot paradite në Bruksel për bisedime të ngutshme që synonin rishikimin e masave të sigurisë pas krizës bërthamore në Japoni.

Ministrat ranë dakord mbi nevojën e kontrolleve të sigurisë në të gjitha vendet e BE-së por nuk arritën ndonjë vendim mbi formën e këtyre kontrolleve, duke thënë se tani për tani kjo do të bëhet vullnetarisht nga secili vend.

Ministrat thanë se ky vendim do t’u lihet ta marrin udhëheqësit e Bashkimit Evropian kur të mblidhen këtë javë për një takim të nivelit të lartë.

Kriza bërthamore në Japoni ka ngjallur shqetësime rreth sigurisë së uzinave bërthamore kudo në Evropë.