Mis Universi i vitit 2011 tha se do ta përdorë kurorën për të ndihmuar vendin e saj, Angolën.
25 vjeçarja Leila Lopez u shpall Miss Unvers dje në mbrëmje në San Paulo të Brazilit. Ajo fitoi ndaj 88 konkurrenteve duke u bërë e para angoliane që fiton një titull të tillë.
Pas fitores, Lopez tha se si Miss Angola ajo ka punuar tashmë për të ndihmuar njerëzit e saj, veçanërisht fëmijët e varfër, të moshuarit dhe të infektuarit me virusin HIV.
Ajo tha se do të përpiqet të bëjë ç’është e mundur për të plotësuar nevojat e vendit dhe se si Mis Univers do të jetë në gjendje të bëjë më shumë.
Mis Kosova, Afërdita Dreshaj ishte ndër 16-të më të mirat në konkurim.