Në Prishtinë autoritetet bënë thirrje për hulumtimin e shpejtë të varrezës masive të zbuluar në qytetin e Rashkës në Serbinë Jugperëndimore. Dje prokuroria serbe për krime të luftës bëri të ditur se në varrezë besohet të jenë trupat e rreth 250 shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës së viteve 1998 - 1999.