Spanja është kryesuese e radhës në Bashkimin Evropian.
Ministri i jashtëm spanjoll Miguel Anhel Moratinos, vendi i të cilit është kryesues i radhës me Bashkimin Evropian tha sot në Shkup se Maqedonia deri në fund të presidencës spanjolle mund të marrë një datë për fillimin e bisedimeve për antarësim në Bashkimin Evropian. Zoti Moratinos paralajmëroi një takim të nivelit të lartë me vendet e rajonit që do të mbahet në fillim të qershorit në Sarajevë të Bosnjës.